Tani puseta plastike, s'kanë vlerë për hajdutët e skrapit

Bashkia e Tiranës ka nisur sot punën për vendosjen në rrugët e Tiranës të pusetave plastike.Kryebashkiaku Veliaj kërkon  bashkëpunimin e komunitetit për ti ruajtur dhe për t’i mirëmbajtur këto puseta, pasi vjedhja e pusetave për material të riciklueshme ka bërë që jo pak herë rrugët e Tiranës të bllokohen nga shiu më i pakët.“Futemi në një koncept të ri, puseta me më shumë kompozitë dhe plastikë, të pariciklueshme dhe të papërdorshme. Nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur qytetin. Ju lutem, na ndihmoni t'i mirëmbajmë!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.Pusetat nuk kanë vlerë për vjedhësit pasi materialet e tyre nuk përdoren për riciklim."Pusetat kompozit beton/plastikë që s'kanë vlerë për vjedhësit. Zgjidhje kreative për një gangrene urbane si vjedhja e pusetave për skrap"puseta plastike puseta plastike 12377736_10153867033921926_7508408324060001898_o puseta plastike puseta plastike