Romët në “Misto Mame” ankohen për kushtet: Nuk jetohet në shkollë

Të strehuar prej tre ditësh tashmë në shkollën "Misto Mame" në Tiranë rreth 80 anëtarë të komunitetit rom, barrakat e të cilëve janë përmbytur nga shirat tek Bregu i Lumit, ankohen për kushtet në të cilat po jetojnë.Pas shqetësimit të ngritur prej tyre, Ora News kontaktoi me bashkinë e  Tiranës e cila ka nisur tashmë punën për të ngritur në Tufinë pranë qëndrës së emergjencës, një strehëze për akomodimin e këtij komuniteti.Ndërkohë romët e shpërngulur po ndihmohen nga shoqatat humanitare, por edhe nga nxënësit dhe stafi i shkollës Misto Mame.Drejtoresha e shkollës 9 vjecare Arjana Maci shprehet se strehimi i këtij komuniteti nuk ka penguar mbarëvajtjen e procesit mësimorStrehimi i anëtareve të komunitetit rom në këto ambiente ishte një zgjidhje emergjente e Prefekturës së Tiranës, vetëm pak orë pasi barrakat e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës./Oranews.tv/