Totozani: Ata që mbrojnë të drejtat e njeriut izolohen

Gjatë ceremonisë me rastin e 25 vjetorit  të krijimit të shoqatës së të verbëve, Igli Totozani ka folur për herë të parë për atë që e cilëson sulm politik ndaj njerëzve që merren me të drejtat e njeriut. Duke iu referuar goditjeve  në adresë të tij, Totozani ngriti shqetësimin se ata që merren me njerëzit në nevojë në Shqipëri shpeshherë izolohen. Në të njejtën linjë ka qenë edhe zv ambasadori i OSBE në Tiranë i cili ka shprehur shqetësim për "izolimin" që iu është bërë personave me aftësi të kufizuar gjatë zgjedhjeve vendore të 2015.Avokati i Popullit Igli Totozani ka denoncuar për herë të parë sulmet poltike që i janë bërë sa herë ka ngritur zërin për të drejtat e mohuara te njerëzve në nevojë.I pranishëm në 25 vjetorin e themelimit të Shoqatës së të verbërve, Totozani renditi vështirësitë që kanë institucionet që merren me të drejtat e njeriut në Shqipëri.Igli Totozani: Një sfidë e madhe është gjithashtu dhe sulmet që i vijnë shoqatës edhe mua personalisht. Jeta e njerëzve që merren me të drejtat e njeriut nuk është e lehtë në Shqipëri. Me përplasje e përballje të vazhdueshme me politikën, dhe shoqërinë nganjëherë e cila jo gjithmonë ka kulturën e duhur për të kuptuar sfidat e saj.Zëvendës ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Wilton iu referua infrastrukturës së mungur për njerëzit me aftësi të kufizuar gjatë zgjedhjeve elektrorale të 2015, kur tha se demokracia në ndryshim nga diktatura nuk i izolon njerëzit nga të drejtat e tyre.Wilton: “Nuk ka nevojë për diktaturë të pengosh votimin e lirë, nëse fletët e votimit nuk lejojnë ata, të verbrit të votojnë”Njëzet e pesë vite pas themelimit të shoqatës së të verbërve, për kreun e saj Sinan Tafaj sfidat vazhdojnë ende sot, duke renditur punësimin e personave me aftësi të kufizuara si vështirësinë më të madhe me të cilën përballen këta persona./Oranews.tv/