Përmbytjet nga deti, probleme në Tale dhe në Vlorë
Baticat e detit shkaktuan përmbytje në zones e Tales në Njesinë Administrative të Shënkollit në Lezhë. Si pasojë e dallgëve të detit u bllokua grykëderdhja e kolektorit shkarkues të ujërave të larta të Zejmenit. Për pasojë dhjetëra biznese në zonën e plazhit të Tales dhe qindra hektarë tokë u përmbyten ndërsa shumë shtëpi banimi u rrethuan nga uji.Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.Bashkia solli në bregdetin e Tales eskavatoret që nisen hapjen e grykëderdhjes.Nga reshjet e shiut, janë shkaktuar dëme dhe në kantierin e ndërtimit të Lungomares përgjatë bregdetit Skelë-Ujë i Ftohtë, Vlorë.Deti ka mbuluar një hapësirë të madhe të sipërfaqes, ku po punohet për ndërtimin e shëtitores më të madhe bregdetare, në Jug.Në Dardhas të Pogradecit dëmtimi i rrugës nga vërshimi i përrenjve rrezikon izolimin e disa fshatrave, ndërsa Beragozhd 4 familje rrezikojnë t'u shemben banesat si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.Në Has nga vërshimi i përroit të Gurrajve në fshatin Domaj, u dëmtuan 6 banesa dhe familjarët kërkojnë kompensim të dëmeve.Dëmtim të nje banese ka pasur dhe në bashkine e Krumes ku familja e rrezikuar u evakuua menjëherë.
/Oranews.tv/