Basha: Mazhoranca draft paralel, bie ndesh me "Venecian"

Kryetari i opozitës Lulzim Basha përkrah ekspertëve demokratë për reformën në drejtësi iu përgjigj qartë dhe prerë ftesës së drejtuesve të shumicës për pjesë në tryezën e ekspertëve ku po punohet për hartimin e një drafti të përbashkët. Ai tha se maxhoranca duhet të tërhiqet nga drafti paralel që nuk përputhet me rekomandimet e komisionit të Venecias. Kryetari i selisë blu vlerësoi inisiativën e presidentit për thirrjen e një tryeze politike për reformën në drejtësi.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i prerë në qendrimin e tij që opozita të mos bëhët pjesë e procesit të reformës në drejtësi pa u reflektuar të gjitha opinionet e komisonit të Venecias.Basha tha se mazhoranca ka futur në komsion një draft paralel, që nuk përputhet me propozimet e Venecias. Në këtë pikë, ai etiketoi ekspertet e nivelit të lartë, të kapur poltikisht.Basha: Në këto kushte pyetja e vetme që duhet ti japë përgjigje Edi Rama është: Po Venecia apo jo!Nëse po hapi i parë është publikisht të mohojë ekzistencën e një drafti paralel. Ai mund të jetë drafti I PS-së, ose i Fatmir Xhafës apo i Departamentit të Drejtësisë në PS por nuk mund të jetë kurrë një produkt konsensual.Hapi i dytë të lexojmë sëbashku konkluzionet e VeneciasHapi i tretë është të punojnë mbi një draft të vetëm në kushte barazie të ekspertëve tanë dhe të ekspertëve të Edi Ramës: Sokol Sadushit, Genti Ibrahimit, Aurela Nastasit dhe cfarëdo ekspertësh të tjerë që janë të angazhuar dhe që deri tani janë mbajtur të fshehtë porn ë fakt janë  sot e kësaj dite ekspertët e Edi Ramës dhe ne i mirëpresim. Këta janë ekspertët tanë. Unë nuk e fsheh. Dal para tyre dhe jo pas tyre. Të udhëzojë ekspertët e tij të zbatojnë rekomandimet e Venecias siç kam rekomanduar unëLulzim Basha, iu përgjigj dhe ftesës së kryeparlamentarit Ilri Meta, që ekspertët demokratë të bëhen pjesë e komsionit të reformës, duke theksuar se opozita nuk mund të pranojë draft të njëanshëm, siç sipas tij po veprohet deri më sot.Basha: Nuk ka rendesi te bejme shumë tryeza se ne nuk jemi palloj, ne jemi politikanë dhe marrim vendime. Une e kam marre vendimin. Rekomandimet e Venecias jane udhërëfyesi ynë. Të zbatojmë rekomandimet e Venecias, të udhëzojë ekspertët e tij të zbatojnë rekomandimet e Venecias sic ka udhëzuar unë ekspertët. E vlerëson inisiativën e Presidentit Bujar Nishani, për një tryeze politike negocimi, por kryetari i demokratëve Lulzim Basha, zgjidhjen e sheh tek vullneti politik. /Oranews.tv/