Dëmtimi i rrugës, Haxhinasto paralajmëron hetim: Cilësia e punimeve e dobët
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, paralajmëron nisjen e hetimeve për shembjen në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë. Ndërsa pa nga afër situatën e krijuar, Haxhinasto tha se dëmtimi nxorri në pah cilësinë e dobët të punimeve në këtë aks.Haxhinasto: Kjo shembje e rrugës ka nxjerrë në pah dhe një sërë difektesh të këtij segmenti rrugor gjë që kërkon një hetim të mirfillte si nga ana teknike edhe nga ana e përgjegjësive ligjore.Ndërkohë deputeti Taulant Balla, akuzoi qeverinë e shkuar, e cila sipas tij me ndërhyrjet e bëra në anë të rrugës për shtrimin e fibrave optike ndikuan në shembje të saj.Balla: Pjesën ku është shtrirë kabolli dhe ku është bërë kanali , ngjitja dhe rikthimi në gjendjen e mëparshme nuk ka ndodhur sepse mbushja është bërë vetëm me beton. Betoni ka lejuar rrjedhje uji dhe kjo pastaj ka sjellë gjithë këtë çarje të rrugës në një pjesë shumë të gjatë.Kalimi në zonën e Xibrakës është i mundur vetëm në një korsi.