Koreja e Jugut mesazhe politike në Korenë e Veriut përmes fonisë gjigande
Koreja e Jugut ka riaktivizuar foninë e saj gjigande pranë kufirit me Korenë e Veriut, duke lëshuar mesazhe të forta politike. Një vendim i tillë u mor nga qeveria e Seul-it, pas testimit të bombës me hidrogjen nga koreano-veriorët.Pranë kufirit u vendosën gjithësej 11 altoparlantë gjigandë të cilët propagandojnë kundër qeverisë diktatoriale. Mesazhet flasin për ekonominë vendase si dhe për programin nuklear, ku thuhet se gjithcka është një shfaqje e improvizuar.Qytetarëve koreano veriorë u komunikohet gjithashtu se lideri i tyre po e shfrytëzon popullin në mënyrë barbare. Gjatë transmetimit nuk kanë munguar as thirrjet për unifikimin e dy koreve si dhe janë luajtur këngë që ndalohen nga qeveria e Pyongyang.Në kufinjtë midis dy Koreve është rritur së tepërmi prezenca e trupave ushtarake. Kjo nuk është hera e parë që Seuli përdor altoparlantët për të përcjellë mesazhe në Korenë e Veriut. Me herët, Kim Jong-un ka kërcënuar se do të lancojë një sulm ajror mbi foninë e montuar.