Pas takimit me Metën në Vilën 30, Rama shkon tek Nishani

Në Orën 13: 30 përfundoi takimi i kryeministrit Edi Rama me kreun e shtetit Bujar Nishani.Ora 11: 45 Kryeministri Edi Rama përfundoi takimin e përjavshëm me kreun e Kuvendit Ilir Meta në ‘Vilën 30’.  Më pas Rama shkoi në PresidencëNdërkohë përmes një deklarate për mediat kryetari i Kuvendit i bëri thirrje ekspertëve të PD-së "të mos bojktojnë për një çështje të caktuar apo disa çështje të caktuara këtë punë kaq të rëndësishme sepse koha nuk pret dhe të përfshihen  deri në fund"Meta tha se tryezë politike do të mblidhet pasi të jetë përfunduar drafti i ekspertëve të të gjitha palëve.Një ditë më parë Meta zhvilloi një takim prej tre orësh me ambasadorin amerikan pikërisht për reformën në drejtësi.[caption id="attachment_652127" align="alignnone" width="640"]Edi Rama ne presidence Ne foto: Kryeministri Edi Rama ne Presidence[/caption][caption id="attachment_652124" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kryeministri Edi Rama ne Presidence Ne foto: Kryeministri Edi Rama ne Presidence[/caption]Nishani Koordinator?Dje me cilësinë e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, Presidenti Bujar Nishani është vetëofruar si kordinator i tryezës politike për reformën në drejtësi.Nishani dje : "I ftoj të gjithë ata të ulen në një tryezë kordinimi, për ti lënë më pas hapësirën ekspertëve që ta jetësojnë vullnetin e tyre politik. Shpreh me këtë rast gadishmërinë e institucionit të Presidentit të Republikës për të dhënë ndihmesën e nevojshme kordinative mes palëve në këtë problematikë' Takimi tek Vila 30 Në takim marrin pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.Grupi i ekspertëve pothuajse ka rishikuar të gjithë dokumentin e ardhur nga Komisioni i Venecias por pa praninë e ekspertëve të Partisë Demokratike, për të cilët ka patur vazhdimisht negiociata për rikthimin e tyre në komision.Gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari informon se edhe paraditen e sotme grupi i ekspertëve vijon punën./Oranews.tv/