Në bursa çmimi i naftës zbret 33 $/fuçi por shqiptarët nuk përfitojnë

Çmimi i naftës ka pësuar një tjetër rënie të fortë në bursat botërore, duke zbritur nën 33 dollarë për fuçi, niveli më i ulët i 14 viteve të fundit. Arsyeja kryesore për rënien e vazhdushme të kuotave të arit të zi vlerësohet të jetë  mbingopja e tregut me naftë.Por konsumatorët shqiptarë nuk po përfitojnë shumë nga kjo rënie.Në pikat kryesore të karburanteve në vend nafta vijon të shitet me një cmim që varion, nga 165 deri në 168 lekë për litër.Ndërsa në disa pika të vogla, çmimi ka pësuar një rënie të lehtë me 5 lekë për litër. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka deklaruar tashmë se rënia e cmimit të naftës në bursa ka pak gjasa që të reflektohet në tregun e brendshëm, për shkak të rritjes së tarifës së licensimit dhe rilicensimit të pikave të shitjes me pakicë, vendim i marrë nga qeveria në fillim të dhjetorit.