Rritja ekonomike, Banka Botërore nuk është shumë optimiste për 2 vitet në vijim
Banka Botërore parashikon nivele relativisht të ulëta të rritjes ekonomike për Shqipërinë edhe gjatë dy viteve të ardhshme. Në raportin "Perspektiva ekonomike Globale" theksohet se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.4%, ndërsa në vitet 2017 dhe 2018, zgjerimi nuk pritet më shumë se 3.5%. Problem për ekonominë tonë janë niveli i lartë i kredive me probleme dhe deficiti buxhetor, që kërkon konsolidim fiskalTirane- Shqipëria do të ruajë ritme të ulëta të rritjes ekonomike edhe gjatë dy viteve të ardhshme. Banka Botërore ka parashikuar në raportin e Perspektiva ekonomike Globale " se për vitin 2016, rirtja ekonomike e vendit tonë pritet në 3.4% dhe për dy vitet në vijim, 2017 dhe 2018 parashikohet të jetë jo më shumë se 3.5%.Për vitin 2016, parashikimet për rritjen janë ulur lehtë me 0.1 për qind në raport me vlerësimet e qershorit.Raporti thekson se ndonëse është bërë progres, niveli i lartë i kredive me probleme mbetet një shqetësim për stabilitetin financiar për Shipërinë. Të njëjtin problem kanë edhe Bullgaria, Rumania dhe Serbia.Banka Botërore thekson se Shqipëria është në listën e vendeve me deficit të vazhdueshëm buxhetor për pjesën më të madhe të perudhës pas vitit 2008 dhe do të duhet të përshpejtojnë konsolidimin fiskal.Përsa i përket rritjes ekonomike globale, ajo parashikohet të jetë këtë vit 2.9%./Oranews.tv/