Gjendet në Bruksel apartamenti i një prej xhihadistëve të sulmeve në Paris
Prokurorët belgë kanë komunikuar se kanë zbuluar gjurmë eksplozivi, jelekë kamikazë si dhe shenjat e gishtërinjve të një prej terroristëve që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit, Salah Abdeslam.Materialet u gjetën në një apartament në distriktin Schaerbeek të Brukselit, pas një bastisjeje që u ndërmor nga policia vendase.Banesa ishte marrë me qera nga një bashkëpuntor i terroristëve i cili kishte përdorur një emër fals. Prokurorët dyshojnë se apartementi ka qënë vend-strehimi i Abdeslam pas sulmit.Policia ka njoftuar se gjithësej janë gjetur tre jelëkë kamikazë si dhe gjumë eksplozivi. Terroristi i shumëkërkuar, Salah Abdeslam, vijon të mbetet në arrati dy muaj pas tragjedisë, ndonëse për kapjen e tij është lancuar një operacion ndërkombëtar.Vend-ndodhja e xhihadistit mbetet ende një mister, por mediat duke cituar burime konfidenciale kanë raportuar se ai mund të ketë udhëtuar drejt Sirisë.