Ora News në Çermë, fshati më i prekur nga përmbytjet, tërhiqet Shkumbini
Çerma është fshati më i prekur nga përmbytjet në Lushnje pas çarjes së argjinaturës së Lumit Shkumbin. Dhjetra banesa e sipërfaqe të konsiderueshme toke janë nën pushtetin e ujit që ka krijuar atje një situatë që nuk mbahet mend prej më shumë se 35 vitesh.Kamera e Ora News me gazetarin Klodi Karaj qëndroi me ta mbrëmjen e djeshme për të sjellë pasojat e përmbytjes.Ndërkohë sot gazetari i Ora News Julian Kasapi informon se lumi Shkumbin ka nisur të tërhiqet .Sot, Lumi Shkumbin nis të tërhiqet, do riparohet çarja e argjinaturës[caption id="attachment_652046" align="alignnone" width="640"]
Çarja e argjinaturës[/caption]Pas një nate të vështirë, sot lumi ka nisur të tërhiqet dhe nga argjinatura e çarë nuk ka më prurje. Ndonëse uji është ende i pranishëm nëpër banesa e dhe toka bujqësore, niveli i tij ka rënë, ndërkohë që mjetet e bashkisë Divjakë dhe të Lushnjes, kanë qenë në terren për të ndihmuar.Pozitive është se nuk ka më prurje uji nga e çara e argjinaturës. Nuk ka më prurje, mbi zonën e përmbytur. Problem mbeten zonat e përmbytura. Gjatë gjithë natës Shtabi i Emergjencave ka punuar për të hapur turbinën për tu derdhur uji në drejtim të hidrovorit dhe më pas në drejtim të detit. Problem mbeten zonat e përmbytura ku vazhdon të ketë prani uji edhe pse më pak. Shtabi i Emergjencës dhe mjetet e Ushtrisë ndodhen tek çarja e argjinaturës për të bërë ripariminhttps://youtu.be/5knB1o-AC5s Mbreme, banoret nxitojne të shpëtojnë çfarë të mundinArgjinatura e Çermës nuk e përballoi tërbimin e Shkumbinit që doli nga shtrati e vuri nën pushtetin e tij shtëpi e toka bujqësore.Situata u përkeqësua në orët e pasdites së të enjtes ku uji depërtoi në shtëpitë e zonës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.Mbrëmja e gjeti Çermën nën ujë, ashtu si as banorët më të vjetër nuk e mbanin mend të ketë ndodhur.“Po bëj 35 vjet që jam martuar këtu.Vjehrra më thoshte se ka dalë Shkumbini në 1948" thotë një banore.Kamera e Ora Neës qëndroi me ta gjatë natës së vështirë për të dëshmuar situatën.Në ndihmë u kanë ardhur dhe forcat e ushtrisë dhe ata të Emergjencave Civile. Banorët luftojnë për të shpëtuar gjënë e gjallë dhe orenditë shtëpiake me aq sa munden.Ata thonë se përmbytja u ka shkatërruar punën e një jete, ndërsa fajësojnë dhe bllokimin e kanaleve kulluese.“Më keq nuk ka. Që në mëngjes dhe asnjë masë nuk është marrë. Kemi shpërngulur gjënë e gjallë. Situata është shumë e vështirë. Dëmi është i madh.Të shikosh kanalet të gjitha janë të papastruara" thonë banorët.Vërshimi i ujit i ka lënë banorët e Çermës me sytë nga qielli dhe në pritje të lajmit se argjinatura e Shkumbinit u riparuahttps://youtu.be/1GgSdrwo1m0[caption id="attachment_652063" align="alignnone" width="640"]
Gazetari i Ora News Klodi Karaj duke raportuar nga Çerma[/caption][caption id="attachment_652034" align="alignnone" width="640"]
Permbytja ne Çerme[/caption][caption id="attachment_652035" align="alignnone" width="640"]
Permbytja ne Çerme[/caption][caption id="attachment_652039" align="alignnone" width="640"]
Permbytja ne Çerme[/caption][caption id="attachment_652040" align="alignnone" width="640"]
Permbytja ne Çerme[/caption][caption id="attachment_652041" align="alignnone" width="640"]
Permbytja ne Çerme[/caption]