Te veshur si policë marrin peng një person në lagjen nr 1 Durrës
Persona të paidentifikuar, të veshur si policë dyshohet se kanë marrë peng një person në lagjen nr 1 në Durrës.Policia bëri të ditur lajmin rreth orës 20: 40 minuta të mbrëmjes së 6 janarit.“Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kanë pasur veshje policie dhe janë larguar me një makinë tip Audi, me targa gjermane” informon policia.Policia zyrtarisht identifikoi personin e marrë peng me inicialet G. Ç.Burimet e Ora News bëjnë të ditur se personi i marrë peng është Gaz Çollaku, rreth 35- 40 vjeç, banor i lagjes nr 6 në Durrës. Flitet për 4 persona, por nuk eshte konfirmuar zyrtarishtPersoni ka qenë duke ecur në këmbë kur është futur në makinë nga personat e veshur si policë.Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për kapjen e autorëve.[caption id="attachment_651076" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I rrembyeri Gazmend Collaku dhe vendi ku u rrembye[/caption][caption id="attachment_651077" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u rrembye[/caption][caption id="attachment_651078" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u rrembye[/caption]