Kompania kineze kërkon ndryshim të projektit fillestar, Haxhinasto: Po e shqyrtojmë

Kompania kineze që është ofruar për ndërtimin e Rrugës së Arbrit ka kërkuar ndryshim të projektit fillestar.Ministri i Transporteve, Edmond Hashinasto, ndërsa bëri publik lajmin tha se Autoriteti i Rrugëve po shqyrton ndryshimet e propozuara.Haxhinasto: Jemi në proçesin e vlerësimit përsëri, kompania kineze ka sjellë ndryshime në projekt, ndryshime të cilat reflektohen në vlera të ndryshime nga parashikimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.Është e nevojshme të verifikohen propozimet e tyre,të konfirmohen në mënyrë institucionale nga ARRSH dhe konsulencat përkatëse. Kur të fillojmë këtë projekt, ta fillojmë dhe ta mbarojmë me cilësi të lartë.Ministri Haxhinasto foli gjatë inspektimit të punimeve të Unazës së Re në kryeqytet.Shpronësimet mbeten shqetësimi kryesor për përfundimin e Unazës që sipas dy zyrtarve të lartë do të përurohet në fund të këtij viti.Haxhinasto: Çështja e shpronësimeve mbetet një problem i cili kërkon ndërhyrje ligjoire, ne do ta realizojmë së shpejti besoj. Pasi realizimi ose heqja e këtij ngërçi që kemi do të na çlirojë nga shumë probleme që ka jo vetëm ky projekt, por edhe shumë projekte të tjera.Kryebashkiaku Veliaj tha se disa prej ndërtimeve që preken nga projekti janë ngritur mbi kolektorë, por pavarësisht kësaj edhe këta pronarë do të dëmshpërblehen.PD reagoi pas deklaratave të Ministrit Haxhinasto dhe kryebashkiakut Veliaj duke deklaruar se projekti duhet të ishte mbyllur me kohë, por paratë për projektet po vidhen çdo ditë nga qeveritarët.