KESH blen 5.1 mln euro energji në dy javët e para të vitit

Koorporata Elektroenergjitike po importon energji elektike për të mbuluar nevojat si pasojë e mungesës së prodhimit të energjisë në vend.Vetëm për dy javët e para të janarit, KESH ka blerë energji në vlerën e 5.1milion eurove me një çmim mesatar 60 euro për Megavat/orë.Në tender kanë marrë pjesë 10 kompani nga të cilat u përzgjodhën 8.Importi i energjisë ka ardhur pas një situate të vështirë të krijuar në kaskadën e Drinit ku për shkak të mungesë së reshjeve të shiut niveli i ujit në Fierzë arriti në pikën kritike te mbylljes.Ditët e fundit situata është përmirësuar disi por përsëri prodhimi i energjisë elektrike nga ky hidrocentrale mbetet i ndërprerë.Sipas të dhënave të KESH prurjet janë 250 m3/sec, ndërsa në fund të muajit dhjetor shënuan nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit me 60 m3/sec.Ndërkohë që niveli në liqen është rritur gjatë orëve të fundit me rreth 40 cm duke prekur kuotën 276.42 m por sërish mjaft e ulët për prodhim.KESH po ruan rezervën aktuale energjitike dhe po synon ta shtojë atë, duke reduktuar prodhimin e energjisë.Akualisht po prodhohet energji vetëm nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejes. Reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenë intensitet aq të lartë sa të rrisin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare. Për dy muajt e ardhshëm (janar-shkurt) parashikohet që të importohet rreth 50 % e sasisë së energjisë së kërkuar nga OSHEE për furnizimin me energji të konsumatorëve tarifore që vlerësohet mjaft e lartë.Qeveria rishikoi buxhetin në ditët e fundit të viti me qëllim kalimin e 1.3 miliardë lekëve tek KESH për të blerë energji elektrike.FierzaNiveli 276.42Prurjet 250 m3/secKomaniNiveli 171.66 mPrurjet 142 m3/secVau i DejesNiveli 74.64 mPrurjet 260 m3/sec/Oranews.tv/