Radhë kilometrike në Kakavijë, fluks në Muriqan dhe në portin e Vlorës
Radhë kilometrike në Kakavijë janë shënuar mesditën e së martës, 5 janar, pas nisjes së kthimit në vendet e punës të shqiptarëve.Vargu i mjeteve në territorin shqiptar i kalonte dy km, ndërsa në pjesën greke rreth 3 km.Ndërsa pala shqiptare punonte me 5 sportele, dogana greke punonte me dy, çka krijoi radhën e gjatë.Në fluksin në Kakavijë ndikoi dhe shmangia e kalimit përmes Kapshticës për shkak të motit të keq.Edhe në Portin e Vlorës, fluksi i lartë i pasagjerëve, ka krijuar radhë dhe vonesa.Në pikën kufitare të Muriqanit, edhe pse fluksi është i konsiderueshëm, puna me 6 sportele ka bërë që pritjet e qytetarëve të mos jenë të gjata. Paralelisht me kalimet, policia ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar për të shmangur shfrytëzimin e ditëve të festave nga personat me precedentë penale që duan të lënë Shqipërinë, apo për sulmet e mundshme terroriste.[caption id="attachment_650069" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fluksi i makinave ne doganen e Kakavijes[/caption][caption id="attachment_650070" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fluksi i makinave ne doganen e Kakavijes[/caption][caption id="attachment_650071" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fluksi i makinave ne doganen e Muriqanit[/caption][caption id="attachment_650072" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fluksi i makinave ne doganen e Muriqanit[/caption]/Oranews.tv/