Kërcënohet ish-kryeministri Sali Berisha: "Beso i Tajvanit" jam, tani do më njofësh
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook njofton se ka marrë një kërcënim nga miq të afërt me kryeministrin Edi Rama.Ai ka publikuar mesazhin kërcënues që siç thote ai ka ardhur nga biznemeni i njohur si "Beso i Tajvanit" me këtë përmbajtje."Beso i Tajvanit jam. Po si stë vjen turp që ke 15 vjet që meresh me mua! Tani që je deputet i thjeshtë po e kuptoj që e ke personale. Dhe une të garantoj që do ta bëj më shumë se personale. Tani do më njofësh" përfundon mesazhi që publikohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook.Për këtë çështje reagoi dhe kryetari i ozozitës Lulzim Basha, i cili e cilësoi këtë si akt kriminal që i shpall luftë të hapur Partisë Demokratike.Basha tha se Partia Demokratike e ngarkon kryeministrin Edi Rama me përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë kërcënim.Basha: "Kercenimi mafioz i Sali Berishes nga Edi Rama permes benjiaminit te tij ne afera korruptive dhe trafikun e naftes e te droges Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova te aferave korruptive qe lidhin bashke keta te dy prej 15 vitesh, eshte nje akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partise Demokratike, cdo demokrati dhe demokrate dhe cdo shqiptari e shqiptare qe beson te transparenca, fjala e lire dhe barazia para ligjit. I bej me dije Edi Rames se Partia Demokratike e mban ate politikisht, ligjerisht dhe personalisht pergjegjes per kete kercenim mafioz dhe se pasojat e ketij akti do te bien personalisht mbi te dhe skoten e tij te banditeve dhe te korruptuarve me te cilet sundon Shqiperine edhe per pak kohe".Kërcënimi sipas përfaqësuesve të opozitës vjen pas denoncimit të tyre për koncensionin që ka përfituar shoqëria Taivan Shpk për parkingun nëntokësor tek parku “Rinia”, që e ka cilësuar korruptiv dhe klientelist.Reagon biznesmeni Besnik SulajMendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe. Shpresoj qe asnje biznesmen dhe asnje qytetar te mos perndiqet politikisht si une per me shume se 15 vjet periudhe gjate se ciles jo vetem me kane detyruar te paguaj gjoba por mjerisht jam bere pjese e leksikut poitik te ketyre viteve, une punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrolloje punen time. Une nuk dua qe femijet e mij ashtu sic deshiroj per femijet e kujtdo tjeter te rriten ne nje vend ku barra e proves bie mbi te akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e ben ate antar partie. Denoncimi i Berishës