Alibeaj: Asnjë reflektim nga ekspertët për vërejtjet e Venecias, duhet vullnet politik
Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për mungesë vullneti për të reflektuar opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.Eksperti demokrat, Ekelejd Alibeaj, pas mbledhjes së grupit të ekspertëve, tha se shumica refuzon të reflektojë kundërshtinë e Komisionit të Venecias për formulën e zgjedhjes së kryetarëve të institucioneve kushtetuese.Alibeaj: Këmbëngulja që konstatova sot përgjatë gjithë debatit për të qëndruar fort, këtyre formulave që kapin politikisht sistemin e drejtësisë më ka dhënë të kuptoj sinjalin që nga mazhoranca nuk ka një dëshirë për të përqafuar dhe për të qenë konform atyre urdhërimeve, udhëzimeve, orientimeve, këshillave që Komisioni i Venecias ka dhënë.Kjo ishte pra ajo çfarë ka ndodhur sot. Pa zgjidhur këtë çështje pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm dhe thjesht kozmetikë. Nuk jemi për kozmetikë në komisionin ekspertëve dhe jo vetëm kaq, ne kemi treguar gjatë gjithë kohës që jemi të hapur të ofrojmë kontributin tonë më të lartë në këtë komision.Alibeaj, kërkoi vullnet politik për të dalë nga ky ngërç, pasi sipas tij në këto kushte pjesmarrja e opozitës në Komision do të ishte thjesht kozmetikë.Alibeaj: Ftesa që unë kam bërë në komision ka qenë pikërisht kjo. Këto çështje të kalojnë për të gjetur një kompromis politik midis atyre që përfaqësojnë dhe flukset politike në Parlament. Thirrja e ekspertëve të PD ka qenë që krerët politike të mazhorancës Rama dhe Meta të jenë ata të cilët ti ofrohen dhe të përqafojnë zgjidhjen që i kanë dhënë opinioni i Venecias.3/5 është një shumicë e cila kap sistemin e drejtësisë, e kap sot, e kap edhe më vonë dhe që është një zgjidhje e cila është e atakuar fuqimisht nga Komisioni i Venecias, e cila ka thënë shprehimisht; aplikimi i një shumice prej 3/5 në kushtet aktuale kur kjo shumicë është sot e kontrolluar nga mazhoranca çimenton kapjen politike.Kështu që në këto kushte, megjithë vullnetin tonë të mirë për të ofruar bashkëpunimin teknik për të gjetur zgjidhje teknike, kam dhënë si zgjidhje në tryezën e ekspertëve që çdo hap tjetër pa tejkaluar këtë lloj ngërci, që mund të zgjidhet vetëm mbi bazën e kompromisit politik midis aktorësh politikë, drejtuesish kryesor, do të ishte thjesht dhe vetëm një kozmetikë.