ISIS ekzekuton 5 spiunë britanikë, mesazh kërcënues edhe për Cameron
Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një tjetër video ku ekzekutojnë pesë spiunë të Britanisë së Madhe.Gjatë videos, ekstremistët kërcënojnë edhe Kryeministrin, David Cameron, i cili miratoi së fundmi, pas aprovimit të parlamentit, lancimin e fushtatës së sulmeve ajrore kundër ISIS. Në videon e filmuar në kryeqëndrën e terroristëve të Shtetit Islamik, Raqqa, shfaqen pesë pengje të ulur në gjunjë dhe pesë militant të cilët qëndrojnë pas tyre.Gjatë materialit audi-viziv, mesazhi përcillet nga një terrorist britanik, cili lëshon fyerje dhe akuza ndaj kryeministrit David Cameron, duke e quajtur këtë të fundit arrogant dhe skllav të shtëpisë së bardhë.Ndërkohë, ende nuk dihet se cilës kombësi i përkisnin pengjet e ekzekutuar nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas ISIS, këta persona kishin ndihmuar agjensitë inteligjente britanike me informacione të ndryshme rreth aktivitetit të kësaj organizate terroriste në Lindjen e Mesme.
