Trump pjesë e një videoje propagandistike të terroristëve të Al-Shabaab
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2016, 08:38
Fytyra, dhe mbi të gjitha fjalët e Donald Trump, kandidatit republikan për president në SHBA, përfunduan në një video propagandistike të islamistëve somalezë të Al-Shabaab.Një anëtar i tyre, nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter, ftoi myslimanët t’i bashkohen xhihadit.Në filmim, xhihadistët nxirrnin kërkesën e Trump për të mbyllur kufijtë e SHBA-së për besimtarët myslimanë.Sipas personit në video kjo nxit përkeqësimin e marrëdhënieve të Perëndimit me besimtarët myslimanë dhe u bëri thirrje myslimanëve ose të bashkohen në luftë, ose të largohen.Organizata Al-Shabaab po përpiqet të rrëzojë qeverinë somaleze e cila mbështetet nga Uashingtoni.