Veriu dhe juglindja mbulohen nga bora, vështirësi qarkullimi në disa akse

Veriu dhe juglindja e vendit janë zbardhur nga dëbora si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave.Autoriteti Rrugor thotë se situata në akset rrugore është normale dhe nuk ka asnjë problem qarkullimi për momentin.Sipas ARRSH në aksin Kukës- Krumë ka reshje dëbore dhe trafiku është pak i vështirë, por po punohet në tĕ gjitha akset për të mbajtur në funksion qarkullimin. Autoriteti Rrugor i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.Në Tropojë, krahas reshjeve të borës të rëna gjatë natës, vihet re edhe një prani e lartë mjegulle.Kukës-Si pasojë e ngricave dhe rreshjeve të dëborës në aksin rrugor tuneli  i Kalimashit- Morinë, policia Rrurore në Kukës  ju bën thirrrje drejtuesve të mjeteve të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Sipas bluve në akset rrugore Krumë –Qafë- Prush, B.Curr –Lekbibaj- Valbonë-Fierzë, ka reshje dëbore dhe qarkullohet me zinxhirë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të levizin me shpejtësitë kufizuar .“Shërbimet  e Policisë Rrugore në gjithë qarkun ndodhen në detyrë për parandalimin e aksidenteve dhe këshillim e drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë” .Gjithashtu firmat kontraktuese ndodhen në rrugë duke hedhur kripë dhe skorje për mbajtjen e rrugës në gjendje normale.Korçë-Reshjet e para të dëborës për 2016 janë regjistruar dhe në zonat e larta malore të Korçës si Dardha, Voskpoja, Vithkuqi, fshatra këto që janë edhe qëndrat më të rëndësishme turistike.Banorët e fshatit turistik të Dardhës thanë se deri në orët e mesditës, trashësia e dëbores kishte aritur deri në 5 centimetra, ndërkohë që reshjet filluan të dendësohen gjatë pasdites.Rënia e reshjeve të para të dëborës nuk ka krijuar asnjë situatë të vështirë në rrugët rurale dhe zonat e thella malore të rajonit të Korçës, por situata mund të bëhet problematike gjatë natës kur pritet të vazhdojnë më me intesitet reshjet.Një mot i lagësht dhe me temperatura të ulta ka zotëruar edhe në qytetin e Korçës dhe në të gjithe zonën juglindore  gjatë gjithë ditës.Reshje dëbore janë regjistruar dhe në Kolonjë,  ndërsa pritet rënie dëbore edhe në lartësi të ulëta.[caption id="attachment_648640" align="alignnone" width="642"]bora ne tropojen e beses Bora në Tropoje sot[/caption][caption id="attachment_648721" align="alignnone" width="720"]946757_565107240323959_9130459814328737108_n Bora në Tropoje sot[/caption][caption id="attachment_648722" align="alignnone" width="370"]12209_565107216990628_696944550847727748_n Bora në Tropoje sot[/caption]