Turma shkatërron ambasadën saudite në Iran pas ekzekutimit të sheikut
Një turmë e madhe iranianësh të inatosur sulmoi me bomba molotov ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran, pasi mbretëria ekzekutoi 47 persona ditën e shtunë, mes tyre edhe një sheik të njohur shiit.Asnjë punonjës i ambasadës nuk u dëmtua, por ambientet u shaktërruan dhe i’u vu flaka. Flamuri i mbretërisë u hoq, ndërsa policia iranaine arrestoi disa persona. Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë tensionuar së tepërmi dhe frika është shtuar për përshkallëzimin e tensioneveve.Në Provincën Lindore të mbretërisë ku shumcia e banorëve janë shiitë ka pasur protesta të mëdha e shumë forca policore janë vendosur aty. Ndëkrohë që përplasje me policinë pati edhe në Bahrein. Ekzekutimi i sheikut Nimr al-Nimr ka sjellë kritika në të gjithë botën.Garda Revolucionare iraniane premtoi hakmarrje të ashpër ndaj sauditëve, ndërsa ishkyreminsitri i irakut Nouri Al-Maliki parlajmëroi se këto ekzekutime mund ta përmbysin regjimins saudit. Ora: 8:48 – Lideri suprem i Iranit: Hakmarrje hyjnoreLideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei i është rikthyer sulmeve ndaj Arabisë Saudite, pas vrasjes së liderit shiit.Khamenei: “Padrejtësia që derdhi gjakun e këtij martiri të shtypur, pa asnjë dyshim shumë shpejt do të shfaqë efektet dhe hakmarrja hyjnore do të bjerë mbi politikanët sauditë. Zoti nuk do të falë. Ai do të ndjekë politikanët e këtij regjimi. Ky klerik i shtypur nuk i inkurajoi njerëzit as të bashkohen me lëvizje të armatosur, as nuk komplotoi. Ai vetëm kritikoi publikisht i udhëhequr në zjarrmin fetar. Përse ata që thonë se përkrahin të drejtat e njeriut po heshtin? Përse ata që mëbshtesin lirninë dhe demokracinë i dalin në krah sauditëve” 
