Asnjë rezultat nga kërkimet për Aleksandër Dushaj, vrau dy vëllezërit në Drishtë
Ende asnjë rezultat nga kërkimet për kapjen e 30 vjeçarit Aleksandër (Esat)Dushaj, autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Shkami në Drishtë të Shkodrës.Operacioni policor i kryesuar nga FNSH-ja e Shkodrës dhe e mbështetur nga forcat RENEA dhe policia e Shkodrës nuk është konkretizuar akoma me kapjen e vrasësit të vëllezërve Skender dhe Abdullah Shkami përkatësisht 50 dhe 61 vjeç.Edhe pse reshjet e shiut e kanë vështirësuar së tepermi kërkimin, rreth 100 forca policore të ndihmuara edhe nga RENEA dhe qen gjurmues vijojnë ndjekjen për të arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 2 vellezërve Shkami, 30 vjeçarin Aleksandër (Esat) Dushaj.Sipas bluve të Shkodrës, operacionin e tyre në të gjithë zonën e Postribës, por edhe përtej përveç kushteve atmosferike e bën të vështirë edhe terreni i thyer malor.Nga ana tjetër mësohet se 30 vjeçari Dushaj është një njohës i mirë i të gjithë kësaj zone dhe paraqet rrezikshmëri pasi është i armatosur dhe mund t’i kundërpërgjigjet policisë.Dyshimet lidhen se ai mund të jetë larguar drejt bjeshkëve të Postribës, por nuk përjashtohet edhe pista e ngjitjes në zonën e Dukagjinit, apo dalja në zonën e Bardhajve në Shkodër, e më pas ti jetë shmangur tërësisht policisë.Zona vijon të mbahet nën kontroll, ndërsa paralelisht po punohet edhe për pistën e vrasjes së 2 vellezërve, Skënder e Abdullah Shkami.Familjarët e tyre vijojnë të mohojnë pistën e konfliktit për shkak se njëri nga vellezërit nuk ka pranuar t’i japë vajzën për nusë autorit të dyshuar të krimit.Megjithatë policia punon paralelisht me këtë variant, edhe ndonjë konflikt tjetër të mundshëm mes palëve.[caption id="attachment_648793" align="alignnone" width="641"]
Vijojne kerkimet per autorin e vellezerve ne Drisht te Shkodres[/caption]