Lokalet e natës, rezervimet deri në 500 mijë lekë të vjetra

Çmimet që duhet të paguajnë të rinjtë në klubet e Tiranes pas mesnatës së 31 dhjetorit shkojnë nga 50 euro deri në 500 mijë lekë të vjtera. Menaxherët e klubeve ne Tiranë shprehen se edhe pse jane këto çmime sërish rezervimet janë më të larta se një vit më parë.Këto çmime janë vetëm për hyrjen në klubet e kryeqytetit pasi për konsumin e pijeve duhet të paguash para ekstra.Menaxherët e klubeve më të frekuentuara në kryeqytet shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Sipas tyre një tavolinë normale shkon deri në 100 mijë lekë të vjetra pa llogaritur pagesën për hyrjen deri në 500 mijë lekë të vjetra në zonën e quajtur VIP.Menaxhere: “Çmimet për djemtë dhe vajzat janë njësoj, tek tavolinat normale është 200 mijë lekë të vjetra përfshirë dhe shishen, dhe 50 mijë lekë të vjetra hyrja për person. Ndërsa tek VIP-i variojnë në sajë të vendit ku është tavolina dhe fillojnë nga 500 mijë lekë të vjetra”.Por këto çmime nuk i kanë ndalur të rinjtë që pas mesnate të rezervojnë në klubet e kryeqytetit:Të rinjtë: “Në krahasim me vitet e kaluara më duket më mirë, kemi prenotuar”Por ka edhe nga ata për të cilët çmimet janë të papërballueshme ndaj dhe kanë preferuar që pas mesnate të qëndrojnë në shtëpi.31 dhjetori konsiderohet si nata e dueleve midis klubeve të kryeqytetit pasi për të rritur numrin e rezervimeve kanë kërkuar prezencën e këngëtarëve më të njohur të momentit si: Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Noizy, Dafina Zeqir,i Baba Stars, Ledri Vula, të cilët konsiderhen dhe si këngëtarët më të paguar të momentit në Shqipëri