Rama: Viti i ri i vendimtar në rrugën e reformave për të rilindur vendin
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh urimi për Vitin e Ri. Ai tha se ky vit që vjen është vendimtar në rrugën e reformave për të rilindur vendin.Rama pranon se mund të ketë pasur gabime dhe të meta gjatë punës së qeverisë, por deklaron se është i vendosur të ecë përpara me reformat e nisura.Edi Rama: “Ky që po ju postoj nuk është një material elektoral por një album modest kartolinash për ju në mbyllje të vitit të dytë të përpjekjes tonë dhe në vigjilje të një Viti të Ri vendimtar në rrugën e reformave për të rilindur Shqipërinë.Është një përmbledhje e thjeshtë e të vërtetave të punëvë këmbngulëse që kemi bërë deri tani për të merituar besimin e madh që populli shqiptar na dha dy vjet më parë. Unë e di fort mirë se gjerat nuk shkojnë mirë në jetën e shumëkujt prej jush ku ka ende jo pak nga ju që nuk shohin ndryshim të drejtpërdrejtë në jetën e familjes së tyre, kur për jo pak prej jush padrejtësia bëhet ende pengesë për të ecur me sukses më tutje në rrugën e jetës. Është e vështirë që një album si ky të shfletohet pa pyetur po unë ku jam këtu. E di se përgjgijia sado e thjeshtë , rimëkëmbja e një shteti të rrënuar si ai që morëm në shpatulla vetëm dy vjet më parë s’është as punë e lehtë as punë e shpejtë, nuk mund të mjaftojë. Prandaj nuk do jua jap këtu këtë përgjigje kur ndonjë nga ju e bën atë pyetje. Por do i kërkoj përulësisht që këtë përmbledhje ta lexojë siç është , një tërësi faktesh dhe shifrash që provojnë se investimi i besimit të shqiptarëve te ne është kthyer në arritje dhe rezultate me rëndësi. Dua t’u siguroj të gjithëve se do të dëshiroja shumë që këto fjalë dhe shumëçka tjetër t’ia thosha secilit prej jush sy më sy , pasi ta përqafoja vëllazërish duke i thënë me gjithë zemër kujtdo që nuk ndjehet mirë : Më fal që rruga jote apo e familjes tënde nuk është pastruar ende nga pengesat e ngritura gjatë të kaluarës. Gëzuar vitin 2016 motra dhe vëllezër kudo ku jeni!"
/Oranews.tv/