Shoqata e Transportit: Nuk do të bllokohet shërbimi urban në janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2015, 12:35
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, për rritjen e çmimit të biletës së urbanit me 10 lekë, ka reaguar edhe Shoqata e Transportit, e cila edhe pse ka deklaruar se nuk është dakord me çmimin 40 lekë, ka vendosur që mos pezullohet puna në datën 1 janar.Po ashtu Shoqata e Transportit Urban ka deklaruar se nuk është indeksuar aboneja e studentit.Ata deklaruan se nuk janë dakord që vendimi për rritjen e çmimi të abonese të hyjë në fuqi në muajin shkurt.Ata thanë se takuan sërish kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe se do të vijojnë negociatat me bashkinë e Tiranës.