Kodheli urim special për burrat dhe gratë me uniformë për Vitin e Ri 2016
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2015, 16:37
Një urim për Vitin e Ri 2016, ka ardhur edhe nga Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli.Ajo i ka uruar të gjithë burrave dhe grave që janë në ndihmë të njerëzve në nevojë një vit sa më të mbarë:“Të gjithë burrat dhe gratë kudo në mision nëpër botë, vazhdoni të na bëni krenarë. Adriatiku dhe Joni janë më të sigurtë falë punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të gjithësekujt prej jush në forcat detare. Reagimi i juaj në ndihmë të njerëzve në nevojë, i shpejtë dhe i guximshëm, ka shpëtuar shumë jetë. Burrave dhe grave në uniformë, si dhe fëmijëve të tyre i uroj Gëzuar Vitin e Ri 2016,” ishte urimi i ministres.