16 persona humbin jetën pas tre shpërthimeve me bombë

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën ndërkohë që mbi 30 të tjerë janë plagosur pas tre shpërthimeve në një zonë të kontrolluar nga kurdët në Siri.Sulmet janë ndërmarrë pranë kufirit me Turqinë dhe bëhet me dije se një prej tyre u realizua me anë të një shpërthimi kamikaz.Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por origjina e shpërthimeve mbetet ende enigmatike. Megjithatë, dyshimet më të mëdha lidhen me një sulm të mundshëm nga militantët e Shtetit Islamik.Për mediat u prononcua një prej vëzhguesve të të drejtave të njeriut për Sirinë, Rami Abdel Rahman, i cili tha se personi që hodhi veten në erë, sulmoi një restorant.Ndërkohë, nje media lokale e cila ka lidhje me Shtetin Islamik, komunikoi se kjo organizatë terroriste e ka marrë përsipër autorësine e shpërthimeve./Oranews.tv/