Vritet me plumb në gojë 26-vjeçari shqiptar në Vareze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2015, 15:41
Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë me plumb në gojë mbrëmjen e djeshme (30 dhjetor) në Itali.I plagosur për vdekje në rrethana ende të paqarta ndërsa ndodhej në shtëpinë e një bashkëatdhetari të tij, i riu shqiptar u dërgua menjëherë në një spital të zonës Tradete në Vareze nga disa të njohur, por ishte vonë.Sipas policisë, njerëzit që e kishin shoqëruar në spital, e kishin lënë aty dhe ishin larguar me nxitim.Karabinierët e Varezes po punojnë për të vërtetuar nëse i riu është vrarë aksidentalisht apo me qëllim si dhe për gjetjen e autorëve.