Mbërrin Viti i Ri në Japoni, ceremoni festive për ndërrimin e viteve

Nata e Vitit të Ri është festa më e madhe e Japonisë.Miliona njerëz i hipin trenave për të lënë qytetet e për t’u drejtuar në vendlindjet e tyre.Kur afrohet mesnata, njerëzit vizitojnë tempujt e zonave të tyre, ku rituali kumbues i këmbanave të mëdha prej bronzi lajmëron ardhjen e Vitit të Ri.Tokio është në gadishmëri të plotë përsa i përket çështjeve të sigurisë këtë vit.Në rrugë janë vendosur edhe postera të mëdha për të paralajmëruar njerëzit të mbajnë sytë e tyre hapur për ndonjë sulm terrorist të mundshëm.