Rikonstruktohet Çerdhja 11, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Laprakës
Fëmijët e Laprakës kanë marrë si dhuratë për Vitin e Ri një çerdhe të rikonstruktuar me të gjitha standartet. Kryebashkiaku Erjon Veliaj mori pjesë në përurimin e kopshtit nr.11 në këtë zonë dhe falenderoi sipërmarrësit për ndihmën e dhënë.Rikonstruktohet çerdhja nr.11 e Laprakës e cila tashmë do të ketë një kapacitet më të madh për pritjen e fëmijve dhe kushte bashkëkohore.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këtë fundvit çerdhen nr.11 në Laprakë, një godinë e rikonstruktuar plotësisht, e cila vjen edhe si një dhuratë e bukur për të gjitha familjet që çojnë fëmijët e tyre aty.Erion Veliaj: “Më vjen shumë mirë që e mbyllim në Laprakë vitin tonë të punës. Ka qenë vit i jashtëzakonshëm, plot me sfida, plot vështirësi, por edhe shumë i bukur. Besoj se vetëm kur ke sfida e vështirësi zbulon se kush janë miqtë e vërtetë e për Bashkinë e Tiranës, miqtë e vërtetë kanë qenë sipërmarrjet e qytetit tonë. Njerëz që na u gjindën në këtë rast nevoje të jashtëzakonshme që kemi pasur për riparime e rikonstruksione. Kjo është një çerdhe e ndërtuar që në kohën e Italisë fashiste dhe kaluan të gjitha tallazet, me komunizëm me tranzicion e nuk u vu dorë në këtë çerdhe”Kjo çerdhe është rikonstruktuar me ndihmën e biznesit dhe në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës "Adopto një çerdhe". Kryebashkiaku Veliaj, uroi me rastin e festës së vitit të ri të gjithë punonjësit e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.