Bonuset e strehimit, përfshihen emigrantët dhe fëmijët e policëve të vrarë
Shtohen emigrantët e rikthyer dhe familjet e policëse të rënë në detyrë Emigrantë e rikthyer dhe familjet e policëve të rënë në detyrë janë dy kategoritë që përfshihen në përfitimin e bonusit për strehimin social.Qeveria me një vendim të ditëve të fundit ka vendosur që të shtojë edhe dy kategori të cilët tashmë do të përfitojnë lehtësi në rast të kërkesës për strehim.Qeveria ka vendosur të përfshijë në kategorinë parësore të përfitimit të bonusit për strehimin social emigrantët e rikthyer dhe familjet e policëve të rënë në detyrë.Sipas vendimit të qeverisë të drejtë për përfitimin e e bonusit të strehimit me fondet e buxhetit të shtetit për programet sociale të strehimit kanë disa kategori të cilat janë personat me statusin e jetimit,personat me aftësi të kufizuar, familjet e policëve të rënë në detyrë, Familjet e komunitetit rom si dhe emigrantët e rikthyer.Kërkesa për marrjen e një bonusi për strehim bëhet pranë njësive vendore dhe më pas Bashkitë në pamundësi të fondeve mund t'i drejtohen dhe Ministrisë përkatëse, të Zhvillimit Urban për të realizuar bonus strehimi.Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar, të çdo viti, paraqesin pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit kërkesat për bonus strehimi, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje, si dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.Familjet të cilat me Vendim te Këshillit Bashkiak klasifikohen për t'u trajtuar me një nga programet sociale të strehimit janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë,zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë ose kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore.
/Oranews.tv/