Ndërrimi i viteve, policia shton masat e sigurisë në Tiranë

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës edhe Tirana ka shtuar masat e sigurisë për parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste në natën e ndërrimit të viteve.Drejtori i Rendit Pubik në Policinë e Shteit Gjovalin Loka në një intervistë për Ora News thotë se vigjilenca do të jetë në maksimum në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin ndaj sulmeve terroriste.Gjovalin Loka: Ky plan konsiston në rritjen në një shkallë më të lartë të vigjilencës dhe të punës së krimit të organizuar dhe krimeve të rënda për vetë natyrën që ka kjo strukturë me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda që mund të ndodhin në këtë fundviti. Konsiston në  rritjen e vëmendjes sidomos të strukturave të antiterrorist, për vetë sitiatën që kalon Europa në luftën kundër terrorizmit.Loka kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve që nata e vitit të ri të kalojë pa incidente sa i përket sigurisë dhe rendit në vend.Gjovalin Loka: U bëj thirrje që t’u binden urdhërave  të policisë, të jenë të bindur pasi shërbimet e policoë do të orjentojnë trafikun aty ku njerëzit e tjerë nuk duhet të jenë të shqetësuar.Ky plan masash do të vijojë deri ne ditet e para te janarit.