Troket 2016, Zelanda e Re dhe Australia presin Vitin e Ri

Zelanda e Re ka qenë vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2016. Fishekzjarrët u ndezën nga pika më e lartë e vendit, Sky Tower në Aukland sapo akrepat e orës shënuan 00:00.Qielli u ndriçua për disa minuta nga fishekzjarret e shumta të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.Qielli i Auklandit në Zelandën e Re u ndriçua nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që shënuan ndërrimin e viteve.Dy orë më vonë, ndërkohë që në Shqipëri ora shënonte 14:00 ishte rradha e Australisë për të festuar Vitin e Ri. Mijëra njerëz ishin mbledhur në Sydney Harbour Bridge, ku ishte inskenuar edhe një koncert.Në orën 12 të natës me orën lokale, qindra fishekjarre shpërthyese, të vendosura në urë, që lajmërojnë mbërritjen e Vitit të Ri së pari "në fund të botës".2FB3AAB200000578-3380015-image-m-56_1451561048389/Oranews.tv/