Mediu: Opozita ka nevojë për një organizim më të mirë
Qeveria teknike është një nga elementët më të domosdoshëm që i nevojitet sot vendit. Në një intervistë në Ora News kreu republikan Fatmir Mediu deklaroi se vendi nuk ka më asnjë opsion në kushtet kur Kuvendi është kthyer në një shtojcë të qeverisë dhe ku asgjë nuk funksionon .Duke folur për aksionin opozitar Mediu tha se ka nevojë për një riorganizim dhe se ka ardhur koha të krijohet një federatë ku secila nga partitë parlamentare ose jo të ketë rolin e saj.Fatmir Mediu: Elementë të caktuar të shoqërisë që kanë qasje dhe interesa të përbashkëta me qeverisjen sipas konceptit të së djathtës, të krijohet një federatë, e cila do të jetë një strukturë që do të diskutojë të gjitha çështjet sëbashku për të pasur një pëlqim dhe një mbështetje sa më të gjerë dhe njëkohësisht do të përgatis pastaj edhe qasjen më të mirë elektorale e cila nuk duhet të vijë si monopol i gjykimit as të drejtuesve të PD as të Partisë Republikane, por si një diskutim i gjerë për të arritur një fitore që ti shërbejë interesave të qytetarëve .I pyetur nëse Agron Doka do jetë drejtuesi i ardhshëm i Republikanëve, Mediu dha këtë përgjigje:Fatmir Mediu: E para unë mendoj se nuk e kam arritur akoma moshën e pensionit. Ajo që është e rëndësishme është që PR ka funksionuar nëpërmjet një diskutimi konkret të strukturave të PR për të bërë atë që është më e mira. Ka një marrëdhënie si në rrallë parti të tjera. Unë jam zgjedhur nga Koventa në 2013 me mandate 4 vjecar. Duka është një nga zërta më të fuqishëm në PR dhe besoj se të dy krijojmë një kompleksitet marrëdhënies. Republikanët e gjykojnë se kush e drejton partinë.Mediu propozoi që sistemi elektoral të ndryshojë rrenjësisht dhe ku të jetë populli ai që zgjedh deputetët dhe jo kryetarët e partive. Duke folur për ligjin e pronës kreu republican i bëri apel shumicës parlamentare që të marrë parasysh argumentat me të cilat kreu i shtetit nuk e dekretoi atë dhe e ktheu atë në Kuvend për rishqyrtim.Intervista e plotë:
/Oranews.tv/