Putin u përgjigjet sot pyetjeve të rusëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 09:13
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do t`u përgjigjet sot pyetjeve të qytetarëve.Projekti, në të cilin Putini u përgjigjet pyetjeve të dërguara nga e gjithë Rusia, tashmë është bërë traditë për presidentin e këtij vendi.Ai ka marrë pjesë 11 herë në këtë projekt, gjatë dy mandateve të mëparshme si president dhe gjatë një mandati si kryeministër.Mësohet se rusët kanë dërguar rreth 1.2 milion pyetje për Putinin përmes telefonatave dhe internetit.Kanalet kryesore televizve në Rusi, ashtu si edhe radiot do të transmetojnë drejtpërdrejtë programin.Agjencia Itar-Tass kujton se në vitin 2011, kur Putin ka qenë kryeministër, ai është përgjigjur pyetjeve për katër orë e 32 minuta.