Luftime të përgjakshme në Irak, 110 të vdekur në 48 orë
110 persona kanë humbur jetën brenda 48 orëve të fundit në Irak, 92 prej të cilëve në përleshjet dhe sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe protestuesve, thanë zyrtarët shtetëror sot.Kjo valë e dhunës për dy ditë, la edhe 187 të tjerë të lënduar, prej të cilëve 136 vetëm në incidentin e shkaktuar nga protesta, thonë ata.Problemet nisën të martën në mëngjes, kur forcat irakiane të sigurisë hynë në një zonë afër Havijah në veri të Irakut për të shpërndarë protestues.Për më shumë se katër muaj, rrugët në zonat me shumicë Sunnite në Irak janë arenë e protestave të përditshme.Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nuri al-Maliki, pasi vlerësojnë se shumica Shiite që ka autoritetin në shtet, po ndërmerr fushatë për vrasjen e Suniive.Vrasjet gjatë dy ditëve të fundit, shënojnë gjakderdhjen më të madhe, prej se demonstratat kanë nisur.