Siria “kërcënon” Europën

Ajo që ekspertët i frikësoheshin për luftën në Siri, ishte përhapja e konfliktit në vendet e rejonit, por tani alarmi është përhapur në Europë.Në një raport të fundit të antiterrorist europian theksohet se qindra europianë ndodhen në Siri, duke luftuar në krah të kryengritësve kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.Gilles de Kerchove thotë se numri i tyre në Siri shkon deri në 500 qytetarë europianë e agjencitë e shërbimeve të inteligjencës janë të shqetësuara se disa prej tyre mund të lidhen me grupe që ndodhen nën ndikimin e Al-Qaedës, e kur të kthehen në Europë mund të përbëjnë kërcënim për akte terroriste.Britania e Madhe, Irlanda dhe Franca janë shtetet europiane që vlerësohet se kanë më shumë qytetarë të tyre mes kryengritësve në Siri.Ai shton se agjencitë europiane të shërbimeve sekrete janë duke e parë këtë si një situatë e cila mund të çojë në kërcënim serioz kur këta persona të kthehen.