Francë, protesta kundër martesave gay

Parisi ka kaluar një natë të zhurmshme pas protestave që kundërshtojnë vendimin e parlamentit francez për legalizimit të martesave dhe birësimeve nga çiftet e së njëjtës gjini.Protestuesit u përleshën me policinë në Paris dhe në qytete të tjera, ndërsa humë prej tyre thanë se do të përdorin cdo mjet për të ndaluar këtë vendim.Konservatorët e opozitës thanë se do të apelojë për gjykatën e lartë të vendit.  Sipas tyre një ndryshim i tillë shoqëror duhej të vendosej me referendum.Për presidentin Hollande, legalizimi i martesave homoseksuale ishte një prej premtimeve kryesore të fushatës elektorale.Që prej muajit shkurt, kur parlamenti nisi procedurën për ndryshimin e kodit civil për martesën dhe birësimet, në Francë janë mbajtur manifestime dhe kundërmanifestime masive. Në protestën më të madhe paqësore në historinë e Francës moderne, mbi një milionë persona marshuan në Paris në muajin shkurt kundër lejimit të këtyre martesave.Ndonëse lëvizjet kundër martesave dhe birësimeve të fëmijëve nga çiftet e së njëjtës gjini janë të fuqishme, sondazhet tregojnë se 55-60% e francezëve e pranojnë martesën dhe 50% edhe birësimin. Kundërshtarët kryesorë të projektligjit, Kisha Katolike dhe opozita konservatore argumentojnë se kjo lëvizje minon harmoninë dhe ndërtimin thelbësor të shoqërisë.