Blackberry “largohet” nga Pakistani

Gjigandi teknologjik Blackberry do të mbyllë veprimtarinë e tij në Pakistan në fund të vitit 2015.Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës që qeveria ka bërë për të kontrolluar të dhënat e klientëve të Blackberry.Qeveria e Pakistanit ka kërkuar të monitorojë çdo mesazh dhe email të dërguar nga telefonat e firmës.“Të qëndronim në Pakistan do të thoshte të humbnim detyrimet që ne kemi për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve tanë. Ky është një kompromis që ne nuk do e bëjmë”- është shprehur shefi i operimit të Blackberry, Marty Beard.Sipas tij kjo është arsyeja pse serverat e Blackberry nuk mund të operojnë më në vend.Megjithatë ai ka shtuar se kompania po e lë Pakistanin me keqardhje pasi ishte një “treg” i rëndësishëm për ta./Oranews.tv/