Aplikacioni që ju lejon të shihni valët elektromagnetike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2015, 22:24
Pajisjet me wireless si telefonat celularë apo tabletat përçojnë sinjale që janë kudo rreth nesh por nuk mund të shihen. Deri tani.Një aplikacion i ri i iOS i quajtur Architecture of Radio na lejon të shohim të gjithë valët elektromagnetike që na rrethojnë .Kjo mundësohet me anë të një paraqitjeje vizuale në 360 gradë duke përdorur GPS e vendndodhjes tonë .Aplikacioni 2,99 dollarë i krijuar nga Richard Vijgen arrin të krijojë një hartë të sinjaleve wireless apo të radiove nga të dhënat e 7 milion kullave transmentimi,19 milionë pajisjeve wireless dhe qindra satelitëve."Qëllimi i këtij aplikacioni është të bëj të padukshmen të dukshme që ta shohim, të mendojmë për të dhe ta diskutojmë"- ka sqaruar iTunes./Oranews.tv/