Dëbon nga shtëpia të shoqen pas padisë për dhunë, përleshet me kunetërit
Një konflikt mes krushqive ka përfunduar me të plagosur dhe arrestime. Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, për veprat penale të "Dhunë në familje dhe plagosje me dashje".Më datë 27.12.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit:1- Aleksandër Balaj, 44 vjeç, banues në Tiranë2- Sandër Balaj , 28 vjeç, banues në TiranëPolicia thotë se vëllezërit Balaj u arrestuan sepse pas një debati janë konfrontuar fizikisht duke u goditur me grushta dhe me sende të forta më dy vëllezërit e gruas së Aleksandrit, shtetasit B.T 42 vjeç dhe M.T 38 vjeç, të dy banues në Kukës.Konflikti ka nisur pasi shtetasi Aleksander Balaj më datë 22.12.2015, ka mësuar se bashkëshortja e tij F.B 42 vjeç ka paraqitur një kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe ka bërë kallëzim ndaj bashkëshortit të saj Aleksandër Balaj.Ky i fundit pasi ka dëbuar nga banesa bashkëshorten e tij, ajo kishte shkuar për tu strehuar tek banesa e vëllait të saj shtetasit R.T 50 vjeç, banues në Tiranë.Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi Aleksander Balaj, i cili është shtruar në Spitalin e Traumës në Laprakë.