Profesionet e lira protestë para Kryeministrisë për kontributet
Pas ligjit të procedurave tatimore edhe profesionet e lira do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për kontributet shoqërore. Në një protestë të mbajtur para Kryeministrisë ata deklaruan se do të vijojnë protestat deri në shfuqizimin e këtij ligji.Profesionistët e lirë kanë protestuar kundër ligjit të ndryshuar për kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.Përfaqësues të profesioneve të lira si juristë, avokatë, ekspertë kontabël, stomatologë etj paralajmërojnë se do ta çojnë ligjin e ri në Gjykatën Kushtetuese, pasi për ta zbatimi i tij përkthehet në një faliment për bizneset e tyre.Erion Dizdari: “Ne po përgatisim dosjen për të apeluar ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Në këndvështrimin tonë si profesionistë të lirë do ndiqet çdo formë ligjore dhe demokratike që ky ligj të mos zbatohet.Përshkallëzimi i protestave, mosbindje civile në qoftë se kjo qeveri nuk tërhiqet nga ky hap.”Xhensila Misho, stomatologe: “Kjo është e papërballueshme dhe masa aktuale e shpenzimeve për profesioneve të lira është tepër e madhe dhe kjo barrë e re e qeverisë çon në falimentimin e bizneseve të vogla në profesionet e lira.”Kjo është protesta e dytë që profesionistët e lirë mbajnë para Kryeministrisë.Ata rendisin tre arsye kryesore për qëndrimin e tyre kundër draftit: rritjen e çmimeve të shërbimeve, rrezikun e falimentimit të biznesit dhe krijimin e monopoleve./Oranews.tv/