Vdes një tjetër foshnjë e komunitetit rom
Një foshnjë tremuajshe e komunitetit rom që jetonte në barakat e improvizuara në Shkozë të Tiranës ka vdekur sot në mëngjes nga i ftohti. Pas tragjedisë së radhës, romët i bënë apel qeverisë ti ndihmojë duke i ofruar strehim. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Avokati i Popullit, i cili kërkoi nga pushteti qëndor dhe vendor të kthejnë sytë nga shtresat në nevojë.Një tjetër foshnjë e komunitetit rom ka ndërruar jetë nga i ftohti. Tragjedia ka prekur familjet rome që jetojnë në barakat në afërsi të zonës së Shkozës në Tiranë.Mes lotëve e ëma rrëfen se ka gjetur foshnjën 3 muajshe të pajetë në orën 03:00 të mëngjesit, kur ishte zgjuar për ta ushqyer.Qibatie Mehmeti: "Ishim atje brenda ne, ishte goca pa ndjenja.Pastaj ishe me mua, në krahët e mia.E mora ti jepja gji të pinte, nuk reagonte fare".Përpos fatkeqësisë së humbjes së foshnjës, familja thotë se për shkak se fëmija nuk është i regjistruar nuk mund të kryejnë as ceremoninë e varrimit.Orkida Driza:"Nuk janë në gjendje të përballojnë kushtet tek pallatet sociale për të përballuar qeranë, se ka shumë kritere aty për të plotësuar. Dhe këta nuk i kanë ato kushte se jetojnë në kushte të vështira, siç e shihni dhe vetë. Fëmija është i paregjistruar në gjendje civile, thjesht vetëm një çertifikatë të lindjes që ka marrë nga materniteti. Dhe unë si Orkidë nuk kam sesi të veproj për ti bërë një arkivol këtij fëmije.Këta nuk kanë kushtet për të blerë arkivolin, ku mund ta varrosim këtë fëmijë?Doja ti jepja një informacion edhe Kryeministrit, edhe Erion Veliaj të marrin masa dhe të bëjnë diçka për zonën e Shkozës.Deri kur do të vdesin këta fëmijë nga i ftohti, janë pa zjarr,pa gjë".Pas fatkeqësisë, romët që jetojnë në baraka në mes të ftohtit i bëjnë apel qeverisë ti ndihmojë përpara se të ndodhë tragjedia e radhës."Ku do presim ne, pas një viti, dy, të vdesin dhe pesë, gjashtë copë të tjerë?Kjo nuk është normale, i lutem shumë të mos rrijë dhe të bëjë trotuare e rrugë por të vijë të shohë komunitetin rom".Pas ngjarjes së rëndë, e dyta që përsëritet brenda pak ditësh, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.Ai shprehet se "është e turpshme për këtë shtet, që ende vdesin foshnja nga i ftohti, pasi askush nuk kujdeset për ta, askush nga pushteti vendor apo qendror nuk u garanton një strehë qoftë edhe provizore sa për të kaluar dimrin."Institucioni i Avokatit të Popullit ripërsërit gjithashtu apelin drejtuar qeverisjes vendore të kthejnë sytë nga shtresat në nevojë e kryesisht për strehimin e komunitetit rom.9 ditë më parë një foshnje e porsalindur vdiq në Durrës nga i ftohti, pasi jetonte me të ëmën në barakat poshtë urës së Dajlanit.[caption id="attachment_645474" align="alignnone" width="632"]
Nëna e foshnjes qe vdiq[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=ep1VOGZSXo8
