Rama në darkën e fundvitit me gazetarët, nuk harron kuponin tatimor
Kryeministri Rama organizoi mbrëmjen e së dielës një darkë me gazetarë dhe drejtues mediash. Ndër të tjera ra në sy, kujdesi i kryeministrit Rama që çdo tavolinë të ishte e pajisur me kuponin tatimor.Kryeministri Edi Rama ka nisur një betejë të fortë për të luftuar informalitetin, dhe për të qenë edhe më transparent, në takimin e gazetarët në Pallatin e Brigadave çdo tavolinë kishte kuponin tatimor.Të gjitheve u ka renë në sy kuponi tatimor dhe shume kush e ka komentuar. Ja cfarë shkruan gazetari Roland Qafoku: "Është momenti i djeshëm në Pallatin e Brigadave gjatë darkës që kryeministri Edi Rama shtroi për ne gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Në fakt, nëse ajo e vjetshmja ishte darka e gabuar, kjo e djeshmja ishte darka që të këpuste shpirtin. Kryeministri jo vetëm që nuk ironizoi, shau apo përfoli gazetarë të ndryshëm, emër e mbiemër, por uli armët në atë formë sa në një moment tha: Jeta është shumë e shkurtër për të qenë armiq të mëdhenj. Pjesa më e bukur e darkës ishte menuja e vendosur në çdo tavolinë në krye të së cilës ishte shkruar KUPONI TATIMOR. Dhe pas saj kryeministri ishte kujdesuar që i madh e i vogël të mësonte se çfarë hëngrëm ne gazetarët në këtë banket edhe pse në këtë faturë të afishuar nuk kishte asnjë çmim. Një detaj interesant ishte se në ftesën e dërguar nga kryeministri kishte gabime të tmerrshme ortografike. Fjala vjen, e diela ishte shkruar me j dhe jo me i dhe në fund po kjo fjalë ishte shkruar me ë. Natyrisht kjo nuk vlen për kryeministrin, një njohës i mirë i gjuhësisë dhe ortografisë, një shtetar që urdhrin e parë që ka nxjerrë në çdo detyrë shtetërore ka qenë e lidhur me drejtshkrimin. Por të paktën duhet të kujdeset që ata që ka përreth duhet da dinë mirë gjuhën shqipe".