Kryeministri Rama: Zot na ruaj të isha gazetar. Unë kavia juaj kryesore
“ E para nuk presim ngushëllime sot, kështuqë edhe mund të qeshni”.Ironia thumbuese edhe pse me tone më të qeta se një vit më parë, ka qenë ajo që e ka shoqëruar pritjen e fundvitit të kryeministrit Rama me gazetarët.Në të njëjtin vend, por jo plotësisht me të njëjtit njerëz, kreu i qeverisë ka mbajtur një fjalim ku ai e quajti veten si një kavie të medias.Edi Rama: “Unë do vazhdoj me stoicizëm të mbetem kavia juaj kryesore, duke pritur me këshëri të madhe fundin e vitit tjetër për të lexuar gjetjet e vitit që vjen. Jam shumë kurioz se cfarë ka mbetur pa thënë, dhe me siguri shumë gjëra të tjera do të dalin në këtë kërkim impresionues në të gjitha të thellat dhe skutat e qënies sime dhe do mundohem t'ju jap arsye të reja që të bëni analiza të reja”.Rama zgjodhi të përdorë më pak sarkazëm dhe citoi akuza që i janë bërë në një vit, duke u shprehur se është i ndërgjegjshëm se dhe gjatë 2016 do të bëhet copë e çikë nga media, duke thumbuar se nuk do të donte kurrë të ishte gazetar. /Oranews.tv/