I gjehen 11 kg marijuanë në banesë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Torino
Një 55 vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme (26 dhjetor) në Itali, pasi iu gjetën 11 kg marijuanëAutoritetet italiane kanë vënë në pranga Eduart Mullajn në banesën e tij në zonën e quajtur San Germano Chisone, Torino.Operacioni u mor përsipër pas një raporti të një grupi qytetarësh për sjellje të çuditshme në banesën e tij.Në kantinën e banesës së Mullajt, karabinierët ndjenë një erë të fortë të kanabisit.Qiraja e ndërtesës ku banonte shtetasi shqiptar ishin paguar me para që vinin nga Hong Kongu. Dhe sipas hetimeve, mendohet se Mullaj e merrte drogën nga fabrikat e kanabisit në dy vila të mëdha në Cantalupa e Torino, që u bënë pjesë e operacioneve të policisë italiane në muajin korrik.Në hetim janë edhe persona të tjera që kanë lidhje me 55-vjeçarin shqiptar, por që janë në proces identifikimi.