Pezullimi i ligjit të gjobave, Konfindustria: Nismëtarët e këtij ligji të mbajnë përgjegjësi
Biznesi vendas argumenton se janë të gjitha arsyet që Gjykata Kushtetuese të pezullojë ligjin e proçedurave Tatimore ku parashikohet vendosja e gjobave shumë të larta në rast të shkeljeve.Me anë të një deklaratë Konfindustria kërkon që nismëtarët e këtij ligji duhet të japin dorëheqjen nëse një gjë e tillë ndodh.Biznesi vendas mirëpret vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vlerëson se në bazë të gjitha kritereve ekziston mundësia që ky institucion të shfuqizojë ligjin e proçeedurave tatimore.Konfindustria kërkon, që në rast të shfuqizimit të Ligjit të Gjobave nga Gjykata Kushtetuese, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare që ishin nismëtar të këtij ligji duhet te mbajne pergjegjesi politike deri ne doreheqje, duke patur parasysh pasojat e renda ne dem te interesit publik dhe si precedent per mosperseritjen e rasteve te ngjashme.Sipas industrive vendase Ligji i ashtuquajtur i "Gjobave" ishte teresisht i shpërpjestuar më dënimet e rënda për biznesin me pasoja deri në falimentim.Konfindustria vlerëson se zbatimi i penaliteteve te parashikuara ne ligjin e gjobave do te ishte goditje e drejtperdrejte per mjedisin e biznesit dhe nismat investuese ne vend, aq shume te nevojshme ne kushtet e gjendjes se veshtire te ekonomike.Ndër të tjera Konfindustria deklaron se një ligj i tillë do të ulte ndjeshem fuqine konkuruese te vendit ne terheqjen i investimeve te huaja krahesimisht vendeve te Rajonit.
/Oranews.tv/