Katërnjakët jetimë marrin dhuratat e para për Vitin e Ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2015, 14:32
Katërnjakët e mbetur pa nënë të familjes Cala bashkë me vëllanë e tyre më të madh kanë marrë dhuratat e para të vitit të ri nga fondacioni "Fëmijët Shqiptarë”. Nën kujdesin e drejtueses së fondacionit Liri Berisha, fëmijët kanë marrë dhurata të personalizuara.Liri Berisha: “Në këtë vizitë të sotshme të gjithë donin të vinin, të shihnin se sa shumë kanë ndryshuar këta fëmijë, të gjithë donin të vinin të shihnin se sa të bukur janë bërë dhe të gjithë donin të ishin këtu prezent për t’i gëzuar me një dhuratë.Mario, Albiona, Luisi, Simoni dhe Eni e humbën mamanë e tyre Linditën, pas një sëmundjeje të rëndë, disa muaj më parë./Oranews.tv/