Veliaj propozon buxhet deri në 100 mln $, PD: Ka dhënë leje abuzive

Buxheti i bashkisë së Tiranës pritet të diskutohet në 30 dhjetor në mbledhjen e fundit të  Këshillit Bashkiak për këtë vit. Bashkia e Tiranës ka propozuar që buxheti i 2016 të jetë 100 mln dollarë. Në projektet më të rëndësishme të kryeqytetit është ai i vijimit të punimeve të bulevardit të ri dhe të parkut qëndror që përfshijnë edhe rehabilitimin e lumit Tirana, pas miratimit në Kuvend të Marrëveshjes me Fondin e Zhvillimit Abu Dhabi.Veliaj: Do të fillojë nga puna terminalet e përkohshme, pastaj të shkojmë tek terminalet e përhershme, lindor dhe perëndimorë. Do të ecim shumë shpejt me Bulevardin e Ri dhe atë që quhet parku qendror dhe bregu i lumit. Do të sjellim një instalacion të jashtëzakonshëm nga Londra, i cili do të fillojë instalimin që në janar, besoj në pranverë do të jetë gati.Demokratët në bashkinë e Tiranës akuzojnë kryetarin Veliaj se me buxhetin do të miratohen 9 vendime të përshpejtuara dhe abusive që përkeqësojnë jetën e qytetarëve. Anëtari demokrat në këshillin bashkiak  Fabian Topollaj  tha se me vendimet që do të miratohen në vigjilje të Vitit të Ri, do vështërsojnë jetën e bizneseve dhe qytetarëve, do të rriten taksat dhe do vjedhen pasuritë publike.Topollaj: Secili prej tyre është me abuziv se tjetri, secili është më klientelist se tjetri, secili është me korruptiv se tjetri.Demokratët akuzojnë kryetarin e bashkisë se pa miratimin e planit të përgjithshëm Vendor, Veliaj ka dhënë leje abusive në ndërtimeve pranë liqenit artificial.Topallaj: Nisja e hartimit të Planit Vendor të Përgjithshëm të Tiranës ndërkohë që Veliaj me kohë ka dhënë leje abuzive edhe brenda parkut të liqenit artificial ka vetëm një qellim, të rrëzojë planin aktual vendor që ishte mburoja e qytetit për çdo hajdut që donte të vidhte me lejet e ndërtimit. Hajduti Veliaj me këtë akt do të rregullojë letrat për vjedhjet në të ardhmen.Por gjatë intervistës “Tonight Ilva Tare”, Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se lejet do të jepen vetëm pas miratimit të planit urbanistik.Veliaj: Tirana do të ketë ekipin e vetë që do të asistojë, do të bëhet plani urbanistik dhe vetëm sipas atij plani. Unë besoj se do kemi një plan që do të mbrojë interesin qytetar dhe do kemi kosto, taksë për ndërtuesit me të lartë se ajo pagesa qesharake që bëhej në bashki.Bashkia do të ndërtoj me buxhetin e ardhshëm edhe 3 parkime të reja publike si ai pranë pallatit të Sportit Partizani, parkimi nëntokësor tek Parku Rinia dhe parkimi nëntokësor tek stacioni i trenit. Secili nga 3 parkimet do të ketë kapacitet 400 deri në 1200 vend parkimi.Veliaj: Këto do të jenë  tre projektet madhore të parkimit, ku secila prej tyre ka 400-1200 vende parkimi. Një pretim elektorla për parkingjet ne thuajse e kemi realizuar tani.Për këto projekte, demokratët akuzojnë se favorizohen klientë të Veliaj dhe të qeverisë Rama.Topallaj: Parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension por nuk u perfundua dot përpara 8 vitesh nga Kryebashkiaku i atehershëm, po bitiset nga Veliaj sot. Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension njeë nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitësh.Në trasportin publik në 2016 do të pilotohet bileta elektronike  dhe do të behën ndryshime në 12 stacione të autobusëve urban që sipas Veliaj janë pakonceptuara mirë duke shkaktuar kaos në trafik.veliaj/Oranews.tv/